Deputeti i PS Pandeli Majko ka dërguar një shkresë në Shërbimin Informativ Shtetëror, SHISH, në lidhje me akuzat në drejtim të tij nga lideri demokrat Sali Berisha.
Majko kërkon konfirmim zyrtar nga ana e SHISH për pretendimet e Berishës.
Kreu i PD tha se Majko “është përgjuar duke bërë pazare elektorale”.
Letra e Majkos është dërguar nga ana e Kuvendit dhe më pas është përcjellë në SHISH. Majko kërkon një përgjigje në mënyrë zyrtare për akuzat që hidhen në drejtim të personit të tij.