Irena Beqiraj
Shumë njerëz të shkolluar ose jo , të rinj ose të moshuar , të pasur por edhe nga ato që luftojnë për mbijetesë , e urrejnë politikën .
Janë rreth 52 % e shqiptarëve që nuk gjejnë asnjë arsye për të shkuar në votime , por mbi të gjitha që e kanë të vështirë të gjejnë nuanca dalluese në narativat e kandidatëve pasi qasja është e njejtë .
Nga një vezhgim i kujdesshëm arsyet jo politike që njerëzit e thjeshtë urrejnë politikën janë :
1. Hiperbola e politikës. Në politikë cdo gjë është e hiperbolizuar dëmët edhe arritjet , krimi edhe martirizimi , të kqijat edhe të mirat. Njerëzit kanë nevojë për fjalime të matura për të vërtetën e zhveshur nga emocionet.
2. Dëshirueshmërisa sociale të politikës. Politikanët nuk e përshkruajnë realitetin ashtu siç është, por bazuar në mendimet e dëshiruara nga publiku .
3.Përdorimi i të dhënave pa sens nga ana e politikës. Politikanët nuk fokusohen në atë që është e rëndësishme për njerzit nga ana sasiore por në atë që emocionon masat.
4. Njerëzit urrejnë mentalitetin e politikës “se të fitosh dëshmon se ke të drejtë”. Të fitosh vërteton vetëm se pikëpamjet tuaja janë më të njohura nga publiku dhe pikëpamjet e njohura shpesh janë të gabuara.
E fundit por jo më pak e rëndesishmja
5. Arsyetimet që bëjnë politikanet për secilën nga të këqijat e mëparshme.
Ndërsa njerëzit jane të hapur ndaj argumenteve për të ndaluar të keqen që të vijë e mira, shumica e argumenteve në këtë zhanër janë thellësisht të njollosura nga mungesa e te dhënave të duhura dhe besimi i tepërt.
Po marr vetëm një shembull . Cdo kandidat për kryetar bashkie në cdo kohë ka premtuar hiperbolikisht kufizimin deri ndalimin e lejeve të ndërtimit por kjo asnjëherë nuk ka ndodhur. Qasja ka qenë e njejtë. Ky premtim është bazuar vetëm tek besimi i tepruar se njerëzit janë të ndjeshem ndaj betonizimit të qytetit , asnjëherë nuk shoqëruar me të dhëna të sakta mbi stokun e ndërtimeve me kërkesën për to , edhe parashikimet për infrastrukturë shtesë të nevojshme për zgjerimin e qytetit .
Ndërsa politikanët vazhdojnë pa të dallim të mbrojnë hiperbolën me kënaqësi të rastësishme , njerëzit janë bindur që jeta është shumë e shkurtër për t’i dëgjuar.