Misteri i bllokimit dhe rikthimit të faqes së Luiz Ejllit në “Instagram”: Çka po ndodh me këngëtarin

luiz ejlli11 527x350 1

Mëngjesin e sotëm faqja zyrtare e Luiz Ejllit është mbyllur. Pak çaste më vonë, ajo është rihapur.

Shoqja e Luizit Jurgena si duket është në ‘luftë’ në Top Channel për të drejtat mbi këtë faqe.

Këta të fundit, kanë kërkuar ta kenë nën kontroll “Instagramin” e Luizit, derisa Jurgena ka insistuar që ta mbajë dhe ta menagjijë atë, duke ia ndërruar emrin me të motrës së këngëtarit, Ina Ejlli.

1 74

Nuk dihet se çka fshihet saktë pas kësaj mbyllje, por që sipas lajmeve që po qarkullojnë nëpër media, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka ndodhur.

Emri ‘Gena’ është bërë i njohur brenda shtëpisë së BBV nga Luizi, i cili ka shprehur se është mikesha e tij dhe i ka kërkuar përmes kamerave, që të kujdeset për rrjetet e tij sociale.

Por së fundmi disa ndryshime kanë ndodhur me llogarinë e tij të Instagramit, duke nisur nga emri, i cili nuk është më ‘Luiz Ejlli’ por ‘Ina Ejlli’, emri i motrës së tij.

Por në rrjet po qarkullon një tjetër lajm që lidhet me një kërcënim të bërë nga ‘Top Channel’.

“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.

Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qënë të shumta si nga Topi e nga Meridiani.

“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar.

336596237 616785639789984 2787072620023209908 n

Llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ e cila thye rekord, (nga0-636 mijë ndjekës) është kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Ky ndryshim i papritur ka habitur gjithë publikun, por ka qenë ish fituesi i “Big Brother” i cili ka reaguar për këtë ngjarje. Sipas Anaid Kalotit ka qenë televizioni Top Channel ai i cili ka tentuar të marr në zotërim imazhin e Luizit e si pasojë edhe Instagramin e tij.

Anaidi thotë se ne fakt për imazhin e Luizit po bëhet një “luftë” mes familjes se këngëtarit dhe drejtuesve te Tch. Sipasi tij, këto te fundit i kanë mbushur mendjen Luizit, i cili nuk di se ç’behet jashtë, per të firmosur një kontratë që imazhi i tij të jetë në dorën e tyre.

Ai u shpreh se e gjitha nisi pas hapjes së ‘Go fund me’ media ka nisur një rrugë ligjore duke kërkuar të drejtën e imazhit pasi Luizi është pjesë e atij formati.

“Mbasi ka hyrë një reklam në shtëpi, Jurgenës (administratorja e Instagramit dhe shoqja e tij) i është tentuar  t”i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i Top Channel. Në momentin që është hapur “Go fund me” pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, Top Channel i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos.