Krishtlindja është një ndër festat më të festuara në botë. Kjo ditë e shënuar e cila simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri festohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës, duke u konsideruar prej tyre si festa më të rëndësishme të vitit.

Disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

1. Shkencëtarët norvegjezë kanë hipotetizuar se hunda e kuqe e Rudolfit (hunda e drerit të babagjyshit), është rezultat i një infeksioni parazitar i sistemit të tij të frymëmarrjes.

2. Çdo vit vetëm 3 milard kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.

3. Gjermanët ishin të parët që krijuan pemët artificiale të Krishtlindjeve.

4. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.

5. “Dashuria e vërtetë”, e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” , nuk i referohet një çifti romantik, por i referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike.

6. Shumica e “Santave” kanë emra mashkullore të tillë si Blitzen, Comet, Cupid.

7. Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius 1, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.

8. Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.

9. Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.

10. Sipas të dhënave të analizuara nga “Facebook”, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve.

11. Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës.