Pas disa vendimarrrjeve antikushtetuese përjashtuese Lëvizjes “Bashkë” të dirigjuar nga Arlind Qori0 i është ndezur drita jeshile për tu pjesëmarrë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kandidatura e kësaj force të re politike, që qëndron jashtë politikës së vjetër të mbushur me afera korruptive e allishverishe përfituese, do të jetë drejtuesi aktual i saj, z.Qorri i cili në disa prononcime mediatike ka deklaruar një fushatë e qeverisje ndryshe të papajtueshme me praktikat e derisotme. Sipas Qorit nëse ai do të fitoj garën me Erion Veliajn e Belind Këlliçin, do ti rikthej qytetarëve pushtetin e tyre të humbur tërësisht gjatë periudhës dy mandatëshe të Erion Veliajt, që e vendosi influencën e pushtetit të popullit në shërbim të oligarkisë.
Arlind Qori ushtron profesionin e pedagogut të shkencave politike. Është aktivist i kësaj Lëvizjeje qysh prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar mban dhe rolin e kryetarit të “Bashkë”
Vendimin për regjistrim e pjesëmarrje në zgjedhje të Lëvizjes “Bashkë” e morri Kolegji Zgjedhor i cili të martën pranoi ankesën e kësaj lëvizjeje për regjistrimin si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 14 majit, vendim ky që rrëzon atë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KQZ) si dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS) për mosregjistrimin e saj.
Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Alma Kolgjoka, Edlira Petri, Manjola Xhaxho, Marsela Dervishi dhe Sokol Ibi.
Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë”, e cilësoi qëndrimin e Kolegjit një vendim që i jepte fund paligjshmërisë dhe padrejtësisë. “Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it,” vlerësoi Arlind Qori, duke ripërsëritur një fushatë të pazakontë për Bashkinë e Tiranës./Koha Juaj.com – media që gazetarinë e ka mision, jo pasurim/