Në ceremoninë për çeljen e garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tregoi edhe arsyen pse i biri ka hezituar të vizitojë Tiranën.

Sipas tij mungesa e një linje që të lidhë Shqipërinë me rrjetin hekurudhor europian e ka penguar djalin e tij ekologjist që të vijë në vendin tonë.

Kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje dhe të Europës është jetike për integrimin rajonal dhe me zor presim edhe lançimin e punimeve për Korridorin 8, një lidhje tjetër strategjike për Shqipërinë dhe rajonin e BE. Ky projekt do sjelli përfitime konkrete për të gjithë qytetarët dhe do të sjellë më shumë turizëm, turizëm ndërkombëtar. Sepse natyrisht, për shembull djali im nuk ka qejf të përdorë avion për shkak të klimës, arsyet mjedisore pra. Dhe më tha: A mund të vijë në Tiranë, përmes hekurudhës me teren. I thashë jo, më vjen keq jo. Atëherë ajo0 që bëri është që shkoi deri në jug të Italisë me tren dhe pastaj mori tragetin. Ndaj unë shpresoj shumë që kjo linjë hekurudhore të përurohet s amë shpejt të jetë e mundur që njerëzit të kenë mundësinë të lëvizin në mënyra ekologjike. Sa u përket këtyre mënyra të transportit ekologjik, kjo është shumë e rëndësishme edhe për marrëveshjen e gjelbër të BE. Dhe natyrisht që kjo do të jetë pjesë e objektivave të Shqipërisë sepse linjat hekurudhore me energji elektrike do të ulin në fakt ndikimin në mjedis të transportit”, tha Gonzato.