Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka listuar një sërë masash që janë marrë për fuqizmin e mekanizmave për parandalimin e dhunës në shkolla. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar nga grupi i PD-së pas vrasjes së nxënësit në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ministrja Manastirliu thotë se ngjyrimi politik nuk i shëron plagët nga ngjarja.

Ogerta ManastirliuJo ta marrësh hallin e tyre dhe ta kthesh në cirk politik. Institucionet arsimore janë hallka më e rëndësishme në edukimin e qytetarëve tanë. Ministria e Arsimit ka një rol kryesor dhe përgjegjësi për krijimin e ambienteve të sigurta. Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ministria e Arsimit mbetet e angazhuar për rishikimin e protokolleve të oficerëve të sigurisë dhe forcimin e shërbimeve sociale në komunitet.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme po punojnë për një rikonceptim të perimetrit të sigurisë ku përfshihen hapësirat, evidentimin dhe largimin e nxënësve nga shkolla. Të minimizojmë rrisqet, rritjen e bashkëpunimit dhe ndjekjen e rasteve të dyshuara. Rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve të shkollës. Oficeri i sigurisë një urë lidhëse, ai bashkëpunon me stafin dhe nxënësit. Ministria e Arsimit ka fuqizuar praninë, kemi rritur numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë.

Po planifikojmë të përmirësojmë këtë standard. Sot kemi një sistem arsimor shumë më të mirë dhe të konsoliduar. Për forcimin e masave, po punohet për një projekt të ri dixhital për kontroll dhe monitorim me kamera inteligjente. Po punohet prej më shumë se 1 viti me Emiratet e Bashkuara.

Këto janë masa që i kemi marrë dhe po i zbatojmë. Një tjetër rrezik është kërcënimi që vjen nga platformat, siç ajo TikTok, shkak i promovimit të vlerave të gabuara dhe anti-vlerave që jo rrallë merren si shembull. Të tjera masa do të jenë pjesë e planit kombëtar të veprimit të rritjes së sigurisë.

Është një punë e përditshme që bëhet në shkollat tona për garantimin e një ambienti të sigurt për fëmijët tanë. Kjo punë na përket të gjithëve, është një sfidë e përbashkët që të gjejmë zgjidhjet e duhura. Ngjyrimi politik nuk i jep zgjidhje problemit dhe as nuk shëron plagëve nga ngjarja.