Këtë të mërkurë, babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Ëngjëll Cani, ka dhënë dëshmi në Policinë e Tiranës rreth ngjarjes.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fshqiperia%2F2272032%2Fbabai i martin canit deshmon ne polici shkolla nuk me njoftoi per sherrin e djalit familja e autorit s na ka kontaktuar%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.botasot

Cani dëshminë e ka dhënë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka deklaruar se nuk është vënë në dijeni nga shkolla, apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka pasur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e vrasjes.

Ai ka deklaruar se informacioni i parë qe ka marrë, ka qenë vetëm në momentin që Martini ishte dërguar në spital dhe për këtë është njoftuar bashkëshortja e tij dhe se nuk ka pasur dijeni për asnjë konflikt të të birit nga shkolla.

Teksa është pyetur nga grupi hetimor nëse familja e autorit i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Engjëll Cani shprehet se nuk e kanë kontaktuar deri më tani.

Po ashtu, babait të Martinit i janë kthyer nga policia edhe sendet e të birit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes, më 18 nëntor.