Enkelejd Alibeaj duket se ka gati pjesën më të madhe të kandidatëve për 14 majin. Sot ai ka zhvilluar një mbledhje maratonë me krerët e degëve, ku do të përcaktohet dhe lista e emrave finalë me të cilët ata do të përfaqësohen në zgjedhje.
Duke qenë se Berisha u strehua te Meta, Alibeaj e ka bërë të qartë se dera është e hapur, por ata nuk do të tërhiqen nga zgjedhjet. Si duket kjo e ka alarmuar Berishën, i cili sot ka nisur sulmet e akuzat familjare.
Kohë më parë mazhoranca ka sulmuar Alibeajn me pretendimin se vëllai i tij ishte arrestuar në Gjermani. Vetë Alibeaj dhe PD në atë kohë e mohonin si lajm. Sot Berisha u është rikthyer të tilla akuzave. Madje të njëjtën gjë ka bërë dhe me Lulzim Bashën.
“Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre. Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën..”, ka artikuluar në jermin e tërbimit plaku Berisha i shpallur non grata nga SHBA. /Koha Juaj.com është një media që gazetarinë e ka mision, jo pasurim. Na ndiqni se nuk do zhgënjeheni/