Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri uroi sot kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumanin për shpalljen si një nga 10 kampionët në luftën kundër korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai dallohet për integritet, profesionalizëm dhe guxim”, thekson Ambasada gjermane në një postim në rrjetet sociale.
“Shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit janë kushte të domosdoshme për anëtarësimin në BE”, shton më tej Ambasada gjermane.
Detaje tjera nuk u japen.