Grupi i personave të arrestuar me dyshimin se kanë trafikuar nëpërmjet lëkurëve të bagëtive kokainë nga vendet e Amerikës latinë drejt shqipërisë kanë shtrirë aktivitetin kriminal edhe në juglindje të vendit ku kanë ngritur një laborator për nxjerrjen e kokainës.
Shtetasi kolumbian i quajtur Hiëelenn Ledezma Narvaez i njohur edhe me pseudonimin “Gafas” rezulton I shpallur në kërkim në nëtor të vitit 2023 nga autoritetet kolumbiane si drejtues I një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Në atë kohë në pranga përfundoi edhe shtetasi shqiptar Klodian Zaimi, që rezulton se është djali I dajës së Artjon Çaushllarit, personi që kujdesej për strehimin në shqipëri të shtetasit kolumbian
Prokuroria deri më tani ka identifikuar 4 nga të arrestuarit si organizatorë dhe finacues mes të cilëve, Klajdi Birçen, Aldi Zonjen, Geis Fejsullain, dhe Artion Çaushllarin. Ndërsa 3 shtetasit amerikano-latinë kishin nisur punën për nxjerrjen e kokainës në laboratorët e improvizuar në qerrëkë të fushë krujës dhe në zonën e kodrës së diellit në Tiranë. Lënda narkotike, sipas SPAK, është importuar nga Amerika Latine, në muajit shtator dhe nëntor të këtij viti. Nga aksioni i policisë, janë sekuestruar 48 ton material i papërpunuar. Grupi kriminal e fshihte lëndën narkotike në lëkurë gjedhi në mënyrë që të mos zbulohej nga policia.