Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nënvizon se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025. Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm.