Deputetët e PS propozuan një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Kjo ka shkaktuar debate të forta në sallën e Kuvendit, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që kjo të vihej në dispozicion.
Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua një kolegu të PS, duke i thënë “ik pirdhu, legen”, por nuk dihet kujt ia drejtoi këto fjalë.
“Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe”, tha ai.
Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.
Debati:
Bardhi: Kuvendi nuk është sallë për t’u tallur me deputetët. Nëse kjo kërkesë është depozituar na e vini në dispozicion. Por nuk është depozituar. Nëse ju duhet kohë që të mblidhni firmat dhe ta bëni, Kuvendin nuk mund ta përdorni si dyqan personal. Silleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancën e parë pas ditës kur depozitohet sepse seanca sot ka filluar dhe nuk mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës. Ju pritëm 15 min të na e vinit në dispozicion dhe nuk e na e vutë sepse nuk e keni
Spiropali: Është kërkesë e 40 deputetëve
Bardhi: Ju e keni përpara?
Spiropali: Ju lutem sekretarisë vërjani në dispozicion kërkesën e 40 deputetëve
Bardhi: Tregoje kërkesën, ku e ke??
Spiropali: Ju lutem silleni kërkesën
Bardhi: Ju ku e keni se e lexuat, tregojeni para kamerave
Spiropali: Mos bëni teatër me këtë çështje sepse është thjesht çështje procedure
Bardhi: Gënjyet Kuvendin, po e çoni tani. Ke letra me firma me fletë të bardhë
Spiropali: Ju thash që procedura do ndiqet sipas rregullores
Balla: Pr.ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. kolegët e opozitës kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste të penalizimit të padrejtë, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, mur mbajtës, dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja dhe ata të PD, që të përmirësojmë draftin që do zhvillohet në Komision. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Procedura është e qartë.
Peleshi: Me shumë të drejtë ju kërkuat që para se kjo çështje të kalojë, të njiheni me kërkesën dhe aktin. Meqenëse nuk ishin marrë masa që të shumëfishohej kopja, kryetarja kërkoi që çështja të shqyrtohet në fund të seancës. Tani edhe për këtë do ngrihemi ne? Ka substancë këtu? Kur të lexoni aktin do bini të gjithë dakord besoj. As ju nuk jeni kundër që shumë qytetarëve t’i falen gjobat e marra. Nëse bashkohemi në këtë qëndrim të gjithë, të votojmë sot procedurën dhe më pas aktin dhe mbyllet kjo histori”,