Në kuadër të hetimeve për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish kreun e OSHEE, Adrian Çela.

Ky i fundit do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako

Jurgis Çyrbja ra në prangat e policisë më 20 tetor të këtij viti. Nga zbërthimi i aplikacionit “SkyEcc” u zbulua se në zgjedhjet e 2021 kishin ndikuar personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës që ta vendosnin socialistin të tretin në listën e PS-së për të qenë më i sigurt në marrjen e mandatit të deputetit.

Ai gjithashtu akuzohet se u ka dhënë informacione kriminelëve të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe ka dekonspiruar operacionet e Policisë së Durrësit.