Bulqiza është përfshirë nga reshje bore gjatë gjithë natës, duke sjellë bllokim të akseve rrugore dhe probleme me energjinë elektrike.
Emergjencat civile kanë dalë në terren prej orëve të para të mëngjesit ku kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve.
Në akset nacionale Bulqizë-Tiranë-Peshkopi, kalimi bëhet pa zinxhirë, por ashtu edhe në rrugët rurale që lidhin njësitë administrative të bashkisë Bulqizë.
Vështirësi në qarkullim ka në disa fshatra të thellë. Sa i përket energjisë elektrike nuk raportohet për defekte.