Më shumë se 231 persona – mes tyre 12 gazetarë, poetë dhe shkrimtarë – janë arrestuar në 24 orët e fundit në Turqi me dyshimin për “lidhje të dyshuara me organizata terroriste”, sipas Ministrisë së Brendshme turke.
Gazetarët, duke përfshirë gazetën dygjuhëshe (turqisht-kurdisht) Dicle Firat dhe agjencinë kurde të lajmeve Mezopotamya, kanë bërë thirrje për tubime proteste sot, të mërkurën, 27 nëntor, në Dijarbakir, qyteti më i madh kurd në Turqi.
Në një postim në “X”, ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya tha të martën se operacionet e kryera në “30 provinca”, çuan në arrestimin e “231 anëtarëve të dyshuar të organizatave terroriste”.
Këta persona u arrestuan për “financim” ose “propagandë” në favor të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ose sepse “emrat e tyre shfaqeshin në strukturat politike dhe mediatike të organizatës terroriste PKK,” shpjegoi ai.
Forcat turke që operojnë në Irakun verior njoftuan se kishin rifituar kontrollin e provincës Zap dhe “eliminuan” çdo prani të militantëve të PKK, sipas ministrit turk të Mbrojtjes Yasar Guler./ kohajuaj