Në mënyrë nënçmuese, Elon Musk komentoi intervistën e fundit të Angela Merkelit, në të cilën ish-kancelarja gjermane kishte shprehur shqetësim të veçantë për fuqinë financiare të biznesmenit miliarder dhe rolin e tij në administratën Trump.

Konkretisht, duke folur për Spiegel, Merkel e cilësoi si “jashtëzakonisht problematik” faktin që zotëron 60% të satelitëve në orbitë. “Politika duhet të përcaktojë ekuilibrin social mes qytetarëve të pushtetshëm dhe të zakonshëm”, tha ajo në një pikë tjetër të fjalës së saj.

Musk postoi një fragment të intervistës, duke e ndryshuar mbiemrin e saj në “Merkin”. Një fjalë që në gjuhën angleze i referohet një paruke të përdorur nga gratë dhe për adoleshentët.

“Kush është kjo Angela Merkin”, ka shkruar me tallje në postimin e tij Elon Musk.