Vladimir Putin e sulmoi Ukrainën vetëm pak muaj pasi Angela Merkel la detyrën. E larguar rreth 3 vite më parë nga politika aktive, Merkel në një intervistë për BBC flet për situatën ku është bota dhe Evropa.

Ish kancelarja e cila për 16 vite udhëhoqi Gjermaninë si lokomotiikvën e europës, dhe një njohëse e mirë e Vladimir Putin thotë se Europa dhe bota duhet të veprojnë kundër këtij skenari.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundur që të shmangin përdorimin e armëve bërthamore. Fatmirësisht, edhe Kina foli për këtë pak kohë më parë.

Ne nuk duhet të paralizohemi nga frika, por duhet të pranojmë gjithashtu se Rusia është më e madhja, ose së bashku me SHBA-në, një nga dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë. Potenciali është i frikshëm”, thotë Merkel.

Në intervistën që e rikthen në vëmendje të publikut, Merkel mbron edhe nëpërmjet librit të saj “Liria” veprimet për ekonominë gjermane dhe ato në lidhje me rusinë.

Sipas Merkel anëtarësimi i Ukrainës në Nato kërkonte kohën e saj, ndërsa ishte diksutuar që kur ajo ishte zonja e hekurt e europës. Por një futje e Ukrainës në atë kohë do të sillte edhe më herët ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

Krahas Ukrainës, Merkel rikthehet të flasë edhe për rimarrjen e presidencës amerikane nga Donald Trump. Sipas ish kancelares, liderët evropianë nuk duhet të kenë frikë nga ky realitet i ri.

“Nëse flisni qartë me të do të fitoni respekt të ndërsjellë. Të paktën këtë më thotë eksperienca ime”, shprehet Merkel.