Prania e Jennifer Lopez në Arabinë Saudite ka shkaktuar një polemikë të madhe në Turqi, duke prekur ndjeshmërinë fetare të turqve. Ajo performoi para siluetës së Qabesë, një simbol të shenjtë për muslimanët, që ndodhet në Mekë. Vallëzimi i Lopez para këtij simboli ka zemëruar shumë turq, duke përfshirë ish-presidentin turk të Çështjeve Fetare, Mehmet Görmez, i cili e quajti këtë veprim një mungesë respekti ndaj Islamit.
“Qabeja nuk është pronë e asnjë fisi, kombi apo shteti”, u shpreh Mehmet Görmez shumë i mërzitur që silueta e Qabesë u përdor si dekorim skenik në Festivalin e Riadit. “Përdorimi i siluetës së Qabes si një dekorim i thjeshtë është një fyerje që është e papajtueshme me asnjë vlerë të Islamit. Përsëritja e imazheve lëndon thellë të gjithë besimtarët. Përdorimi i motos më të shenjtë të muslimanëve për aktivitete të tilla të paligjshme dhe imorale është fjalë për fjalë një shkelje e emrit të shenjtë të Islamit”, argumentoi Görmez.
Ai e cilësoi përdorimin e siluetës së Qabesë si dekorim skenik një fyerje të papranueshme dhe një shkelje të shenjta të Islamit. Ky incident ka thelluar tensionet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, duke shkaktuar kritika për përdorimin e Qabesë në aktivitete të tilla.