Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën e tij personale.
Ekspozita u inaugurua prej ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, i cili vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.
Shqipëria tha Dendias, ishte vendi i vetëm në botë veç Qipros, cili mbajti zi për viktimat e atij aksidenti aq tragjik.
“Ju jemi mirënjohës që u gjendët pranë nesh në ato momente aq të vështira për kombin tonë”, tha ai.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbërriti në ekspozitë mbas çeljes së saj për shkak të agjendës tepër të ngarkuar.
Vizita e zotit Rama vijon me një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis në selinë qeveritare “Maksim”, ku delegacionet e dy vendeve do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe.
Duket se pala shqiptare i jep një rëndësi të veçantë diplomacisë ekonomike, ndaj dhe zoti Rama ndryshoi formatin e delegacionit, duke hequr nga delegacioni me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, për ta zëvendësuar atë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.