Një kthesë e papritur për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 30 tetor në Shkodër. Masakra e Dobraçit kalon për hetim në SPAK.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fshqiperia%2F2257678%2Fmasakra e dobracit me 4 viktima spak merr ne dore ceshtjen dyshohet se u krye nga nje grup kriminal%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.botasot

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK.

Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin humbën jetën gjatë atentatit. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga dy armë zjarri kallashnikov.

Atentati i mori jetën edhe dy të pafajshmëve, burrë e grua Bashkim dhe Flutura Basha. Pas hetimeve, dyshohet se në makinën e viktimave ishte dhe një person i tretë, i cili nuk është gjetur ende nga policia.