Cdo mëngjes ai është aty, mes tymit e blozës së makinave, me leckën e zhubrosur e të lagur, duke u varur mbi xhamë në përpjekje për ta pastruar.

Mëngjesi e gjen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit, mes trafikut të rënduar të makinave dhe nxitimit të këmbësorëve, i lagur nga uji i përzier me detergjent, duke e ndierë deri në palcë të ftohtin e hidhur të Tiranës.

Kjo është rutina e tij e përditëshme!

Enea nuk është më shumë se 7 vjeç.

Me shoferët  përpiqet të jetë i kujdeshëm!

Sytë e tij të mëdhenj e të gjelbër nuk reshtin së picërruari pas çdo xhami makine  që i kalon pranë, një mënyrë kjo për t’u thënë- A mundem?!

Kurrë nuk e zgjat dorën pa mar konfirmin e tyre për të pastruar xhamin e e makinës së tyre.

Mirnjohës deri në përulësi kur mer aprovimin e shoferëve, ai shndërrohet si një shkulm ere dhe fshin gjithçka në vetëm 20apo 30 sekonda.

E teksa pret të marr frytin e punës së tij, përpara i shfaqet fytyra  e ngërdheshur e shoferit që largohet pa i dhënë diçka,

Zhgënjimi i lexohet në fytyrë teksa shtrëngon nofullat e vogla me forcën e një burri dhe në sytë që shpërthenin shkëndija.

Ashtu në ato ndjesi të momentit I bën pyetjen më naïve vetes.

Pse nuk më pagoi?!

Unë i shkëlqeva xhamin, pse?!

Në këto momente , mendja i shkoi te shkolla nëse do të mund të arrinte. Ndërsa instiktivisht fut duart në xhep , dëgjon trigëllimat e qindarkave të cilat mesa dukej ishin pak.

Pamundësia për të siguruar drekën dhe darkën për nënën e sëmurë dhe dy motrat e vogla, e bëri të vazhdoj punën.

Shpirtcoptuar, trupin e tij të vogël e përshkroi edhe njëherë  një valë e nxehtë.

Të jetë zemërim, mendoi ai!

Si mund të zemërohej vallë, – I tha vetes.

Si mund të zemërohej njeriu me ikjen e babait të tij nga kjo botë?!

Jo, ai nuk zgjodhi të ikte.

Aksidenti I mallkuar e largoi prej tij.

Në moment I’u duk se këmba e la. Pa dashje vuri dorën aty tek thyerja , ata kishin qenë së bashku në biçiklet.

Kujtoi veten mbi trupin e ngrohtë të babit, i cili nuk përgjigjej kur e thirri.

Rrëke gjaku mbuluan asfaltin.

Oh, jo! Ai prap aty, edhe pas një viti në cepin e rrugës me asphalt…

Paradoks…

Ata që sot kanë nevojë të ndihmohen, dje kishin të gjithë bekimin e krijuesit me ekzistencializmin e tyre, me qënien e tyre, e çfarë ndodhi rrugës!

Ku humbën, pse e humbën , kush u’a rrëmbeu, atë që krijuesi u dhuroi?!

Kush I vendosi në piedestalin e atyre që kishin nevojë për ndihmë?

Interesante, krijesa të njëjta të hyjitme fytyrë e lëkurë të njëjtë,

Dikush me sytë e njerëzores e dikush me sytë e çakallit,

A thua këtu ta ketë zanafillën ndarja?

Se di…

Ajo që shoh, po!

E di unë, dhe kushdo që ka sy të lulit të vocërr me sytë e lebryer nga shkëlqimi I dhimbjes së pamundësisë.

Të tjerë të etur edhe më shumë nga ajo që posedojnë në honin më të zi të qënies që përfaqësojnë.