Amerika refuzoi Lady Gaga, Beyonce, George Clooney, Taylor Swift, John Legend, Oprah Winfrey, Katy Perry, Ariana Grande, Usher e Jamie Lee Curtis, madje edhe çiftin Clinton dhe çiftin Obama.
Në rrjete sociale kanë vërshuar meme-t që sugjerojnë se “koha e VIP-ave ka mbaruar,” duke e lidhur këtë mendim me faktin që Kamala Harris nuk u zgjodh presidente edhe pse luftoi fort me marketingun e vipave duke rreshtuar në krah të saj një listë të gjatë të tyre. Kaq është dashur dhe në rrjet kjo të shihet si një tregues që ndikimi i figurave të njohura dhe të famshme, si mbështetës të fushatave politike, po zvogëlohet. Votuesit duket se po kërkojnë më shumë autenticitet dhe lidhje të vërteta me kandidatët, sesa thjesht mbështetje nga VIP-a.