Dalja vullnetare e konkurrentit, Atilla Kardesh, ka përfshirë në diskutime të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Të ndarë në dy grupe – disa nga banorët deklaruan se e prisnin largimin e tij e disa të tjerë thanë se e prisnin ditëve në vijim e jo kaq herët.
Atilla iu bashkua shtëpisë në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij u diskutua jo pak, meqenëse dikur ishte i martuar me njërën nga banoret e edicionit të sivjetshëm të BBVK, Drenusha Latifin.