Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet për 21 Janarin, ndërsa sot ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS, Arben Çuko.
Ky i fundit në një prononcim për mediat në dalje të SPAK, tha se u pyet në cilësinë e personit që ka pasur dijeni. Ndërkohë, theksoi se në Bulevard janë vrarë 4 persona dhe kjo ngjarje nuk mudn të lihet në harresë.
“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.