Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO, është shprehur se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde.
Mediu u shpreh se ndaj tij po ngrihen akuza për çështje ushtarake, teksa u shpreh se “çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake”.
“S’kam bërë shkollë ushtarake”, theksoi ai duke i konsideruar akuzat si të pabaza.
Fatmir Mediu: S’kam bërë shkollë ushtarake, çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake. Struktura ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit në raport me kalibrat, është edhe një komision. Më falni kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-ve ta pyes se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo?
Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza.
I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standart i NATO-s, por i prokurorisë sonë.