Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Fredi Belerin, pse është sulmuar me kos dhe vezë nga një qytetar.

Por postimi në FB, është kthyer në një boomerang për Berishën.

Kjo, pasi shumica e komentuesve kanë shpërthyer kundër Berishës.

Ata shkruajnë se nuk mund të mbrohet një kriminel dhe vrasës.

“Bejleri e ka me terezi o Doktor, i bije dopjo gjashta andej nga Greqia, po ne qe vdiqem se na hedhur dopjo jek Rama….

Bejlerin se kam pelqyer asnjehere une, se di me duket fytyre e dyshimte, si antishqiptar…”, i shkruan demokrati i famshëm Ilir Vrenozi.

“Pranimi i kandidatures se Belerit si kandidat edhe i PDse e ka DEMTUAR rëndë Partinë Demokratike, Dr!

Eshte një gabim që Partia Demokratike duhet ta evitonte me çdo çmim!

Mbrojtja qe PD dhe ju vazhdon ti beje një individi me një të kaluar kaq të errët në dëm të interesit kombetar shqiptar është e rēndë!

As edhe një shtetar apo politikan nuk duhet të pranonte ta takonte Belerin! Kjo mbrojtje që ju po i bëni ketij individi po e gërryen rende mbeshtetjen per Partine Demokratike dhe kauzat e saj!

Ju lutem reflektoni”, i shkruan ndërkohë, Milaim Nela.