E dashur znj.G!
Po të drejtohem me znj. G, në mënyrë kaq zyrtare se e di që para se të vijë tek ty do ta lexojnë patronazhistët e burgut.
Unë që po ju shkruaj jam ai, sic e quani dhe ju, bashkëudhëtari juaj, Vini!
U bë kohë që nuk jemi parë e as prekur nga afër.
Malli për ty më ka kapluar shpirtin. Kujtimet me ty më mbajnë gjallë në këtë irrealitet që po jetoj.
A të kujtohet kur më premtove se vetëm vdekja do na ndajë!
Ehh… Atëherë ishe pak si shumë e shëndoshë, por sot të ka zili dhe vetë Victoria Beckham.
E mos e harro, kjo falë meje…
Nejse…!
Po kush do ta mendonte se do të na lidhte kaq shumë burgu.
Nuk na ndanë dot as kur mesazhet tona erotike morën dhenë.
Si më shkruaje atëherë!
“Do ta shkarravis surratin”
Ohhh sa më ka marrë malli për atë zhgarravitjen tënde…
Më fal, se u përhumba në kujtime, por skam cfarë të bëj, kështu vras kohën këtu.
Znj.G , së pari të lutem shumë, mos më harro dhe ti si partia.
Unë nuk të kam harruar, e mos e dysho këtë, edhe po të dua, burgun e grave e kam larg.
Gjithsesi, ti e di që unë jam një qen pleh, por besnik ama!
Ti je e vetmja shpresë e imja këtu, znj.G.
Prandaj e dashur mi bëj një emision, ashtu si di vec ti, z. Belerit se vetëm ai mund t’ia përkthej si duhet kolegëve të tij europian dënimin tim, politik.
Të lutem sa më shpejt të jetë e mundur sa nuk i ka shkuar në mëndje liderit historik , ta përdorë si shkesë eurodeputetët.
E di që e ke të vështirë, të ulesh përballë një hidrauliku si zoti Beleri, por mos e harro dashuria kërkon sakrificë.
I Yti për jetë!
E.S
kohajuaj