Komisioni i Ekonomisë ka nisur me tone të ashpra nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se çdo herë që flet, fjalët e tij keqpërdoren, dhe akuzohet pa të drejtë që me anë të propozimeve për KLSH po tentohet kapja e këtij institucioni.
Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes për diçka të tillë, përveçse të bëjë punën e tij.
Erion Braçe: Po e bëj këtë ndërhyrje për të sqaruar disa gjëra. U bë e disata javë që unë personalisht jam objekt i sulmeve të vijueshme në media dhe thelbi është propozimi që kam bërë në rezolutën e komisionit dhe parlamentit në raport KLSH. Janë sulme që vijnë nga padia , nga mosnjohja e ligjit në radhë të parë dhe puën së deputeit në radhë të dytë janë sulme që vijnë nga keqdashja. Keqadashja e ka origjinën nga brenda KLSH.
Nuk e di se çfarë ka ndodhur në harkun kohor të 10 ditë që nga miratimi i rezolutës në parlament besoj dëshmi që unë kam kapur KLSh apo kam pasur qëllim të kap KLSH.
KLSH kapet nëse doni ju dhe jo ne. Nuk kam kapur njeri. Nuk e di si kapet KLSH. E topleroj padijen, por jo keqdashjen. Sot kam, vendosur të mos flas po ta hap gojën do jem tabelë qitje prapë. Nuk guxojmë dot të hapim gojën.