Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar mbështetësve të tij me një mesazh nga burgu 313, ku ai ndodhet aty prej disa ditësh pas arrestimit me urdhër të SPAK.
Ndërkohë, ish bashkëshortja e tij, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi e lexoi postimin në telefon, e ulur e vetme në sallën e seancave plenare.
Ne nje mesazh te shperndare nga Partia e Lirise, Meta shprehet se arrestimi i tij ishte planifikuar prej kohesh dhe qellimi ishte rrembimi i mandatit te katert ne prag te zgjedhjeve te 2025.
“Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare”, thekson Meta.
Ai akuzon pikërisht Monikën, si fajtore për arrestimin e tij.
“Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.
Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave“, shkruan Meta.
Tani pritet reagimi i saj.