Ndonëse prej javësh Lëvizja “Bashkë” e drejtuar nga prof. Arlind Qorri vijon betejën me gjykatën e KQZ një tjetër telash i ka dalë me Bashkinë e Erion Veliajt, kandidat garues rival i të cilit ka deklaruar se do të jetë Arlindi, pasi telashet antikushtetuese të kenë sosur. Telashin e ri me Bashkinë e ka zbuluar vetë drejtuesi i Lëvizjes Arlind Qorri gjatë njëbisedë në studion e emisionit “Me Xhaxhiun”, ku ndër të tjera u shpreh:
“KQZ argumentoi se ne ende nuk kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës që njeh partinë, ndonëse ne e kemi një vendim që në datë 2 mars dhe bëhet i formës së prerë në datën 17 mars. KQZ e shpik nga koka e vet kushtin që vendimi duhet i formës së prerë dhe jo vendimi i gjykatës. Vetë KQZ ka pranuar në vitin 2019 të njëjtin dokumentacion, të çuar nga “Bindja Demokratike” , duke e regjistruar në zgjedhje.
Përveçse nuk na lejojnë të kandidojmë, nuk na lejojnë as të mbledhim firma. Prej dy javësh i kemi çuar letër Bashkisë të na lejojë pak centimetra katrorë. Ata na janë përgjigjur negativisht. Kjo është katarastrofike sepse ne po ushtrojmë një të drejtë kushtetuese. Firmat nuk mblidhen të taracë. Firmat mblidhen në rrugë.
Fakti që na bllokon KQZ, na bllokon KAS, na bllokon bashkia, apo çdokush që ka një uniformë shteti, tregon se kandidimi ynë sa është shpresëplotë për qytetarin, aq është problematik për pushtetarët. E drejta kushtetuese për të marrë pjesë në zgjedhje prevalon mbi çfarëdolloj rregulloreje të çuditshme.”/Koha Juaj.com