Pas gushtit 2022, ku u duk se gjithçka përfundoi me dyshen Rama-Nano pas shkarkimit të tij, përballja ka vijaur në rrugë ligjore.

Burime bëjnë me dije se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano pse jo për dëmshpërblim financiar.

Ukraina gati për ofensivën që mund të ndryshojë rrjedhën në fushën e betejës, Joe Biden bën lëvizjen që mund të shkaktojë “Luftën e Tretë Botërore”, dërgon tanket e fuqishme në front

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shteti i orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.