Dashamir Shehi ka pershendetur hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE!

Ne nje postim te tij Shehi shkruan:

“Urime Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE!
Bashkimi me Unionin Europian ka qenë ëndrra e popullit tonë prej vitesh, por fatkeqësisht ky proces është vonuar.

Qeveria aktuale ka bërë hapa shumë të vegjël në këtë drejtim, duke pamundësuar hyrjen në kohë të vendit në BE.

Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është ‘çelësi’ për arritjen e paqes dhe prosperitetit në rajon, prandaj LZHK mbështet fuqishëm çdo zhvillim në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.