Deputetja Flutura Açka, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike, mes të tjerash edhe krijimin e partisë më të re opozitare “Djathtas 1912”.
Ajo u shpreh në rubrikën “Opinion” në News 24 se nuk është pjesë e kësaj partie, por mbështet kolegët e saj. Açka ka shtuar se një vendim i tillë nuk vjen për frymën që kjo parti e re ka, por për arsye personale.
“Nuk jam pjesë e “Djathtas 1912” nuk jam pjesë e grupit themelues dhe organizator. Mbështes kolegët e mi. Nuk marr pjesë për arsye personale jo për frymën e kësaj partie. Mbështetja ime është në një farë mënyrë pjesëmarrje.
“Gurët” kanë ardhur më shumë nga kampi opozitar se sa nga opinioni publik.
Politika është një art që bëhet në ansambël, shpesh e kam ndjerë veten vetëm. Me keq të vjen kur ndodh që as miqtë nuk kanë kuptuar çfarë kam dashur të them. Politika shqiptare ka disa doza të tepruara barbarizmi”, u shpreh ajo.