“I thashë ambasadorit izraelit të informojë qeverinë e tij se OKB-ja dhe qeveria italiane nuk mund të marrin urdhra nga qeveria e Izraelit”, tha ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto gjatë një konference për shtyp.

“Aktet armiqësore dhe të përsëritura të forcave ushtarake izraelite mund të përbëjnë krime lufte, janë shkelje të rënda të rregullave të së drejtës ndërkombëtare të cilat nuk justifikohen me asnjë arsye ushtarake”, shtoi ministri italian.

“Ajo që ka ndodhur nuk ka asnjë justifikim të natyrës ushtarake, nuk bëhet fjalë për të shtëna gabimisht. Ne presim një përgjigje që të shpjegojë se çfarë çoi në këto zhvillime”, përfundoi Crozeto.