Pritjes po i vjen fundi. Pas afro 24 orëve, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin sfidën e tretë në rrugëtimin e tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.
Kësaj radhe, “Kuqezinjtë” do të kenë përballë Republikën Çeke dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku tekniku Sylvinho foli për vështirësinë e madhe që sfida e të premtes ka, si dhe për përgatitjen e fortë që djemtë tanë kanë bërë.
“Kemi nesër një sfidë të vështirë. Luajmë përballë një skuadre të fortë dhe të ashpër. Ka tranzicione shuëm të shpejta, Cerny është një prej tyre, sulmuesi i tyre është një sulmues i fortë, megjithatë ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën
Puna e Kombëtare është e vështirë. Kishim pak kohë për t’u përgatitur për dy transferta të vështira, megjithatë deri më tani e kemi mbyll formacionin. Na pret një lojë e bukur, një ambient i bukur, kemi realizuar disa stërvitje dhe duhet të futemi në fushë për të arritur rezultat maksimal.
Një muaj më parë kishim Manajn në sulm por jo Dakun, tani kemi Dakun dhe jo Manajn. Në ndeshjet e shtatorit Manaj ishte disi i lodhur në ndeshjen e dytë të shtatorit dhe kjo gjë vuri menjëherë stafin mjekësore në lëvizje. Puna e Kombatëres, siç thashë, është një punë e vështirë, Duhet të analizojmë një listë me 60 lojtarë. Këtë herë ftuam Tuçin, është një lojtar shumë i fortë si fizikisht edhe teknikisht”,- u shpreh tekniku brazilian.