Ish-presidenti i klubit Partizani dhe ish- gardisit Paro Laçi, duke folur për drejtësinë, tha se është në dispozicion të saj, por edhe nëse drejtësia nuk vepron, ai do ndjekë të gjithë hallkat e saj, deri në Bruksel.
“Nëse drejtësia nuk më kërkon, nëse është e blerë, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëj dhe Berisha do përballet me aktin e fundit. Është një gjykatë në Bruksel.
Jemi mbledhur një herë në Bruksel. Ne e kemi mbajtur dhe kemi bërë shumë për të. Do mblidhemi, do marrim një staf të fortë juridik dhe do i bëjmë një denoncim Berishës. Edhe nëse nuk e zgjidh drejtësia në Shqipëri.
Sa të jem gjallë do i drejtohem gjithë hallkave të drejtësisë. Do denoncojmë gjithë këto gjëra që gjithë i dimë, aq sa dimë do përgatisim një denoncim. Në momentin që do marri rrugën nuk ka më ryshfet dhe pare që e blen”, tha ai për Report TV.
Paro Laçi ka denoncuar Sali Berishën se e burgosi, pasi nuk pranonte të lëshonte ambientet e ish-klubit Partizani, në të cilat dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, bëri dhjetëra pallate.