Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për dhunën e ushtruar nga opozita në protestën e 7 tetorit, ku në vijën e parë të akteve të dhunës dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve nuk qenë as vetë deputetët e drejtuesit e Partisë Demokratike, por u përdorën grupe të rinjsh, shumica e të cilëve të mitur.
Braçe tha se po përdoren në mënyrë të paligjshme minorenë që u jepen në duar armë vdekjeprurëse.
Braçe i bën thirrje avokatit të popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.
Reagimi:
Pse heshtin? Pse?
Nga kush kane frike te thone te verteten;
Te deshmojne krimin e tmerrshem qe u be me femijet, ne protesten e dhunshme te pd!
Degjoni, ne protesten e dhunshme u konsumuan nje mori krimesh te renda;
1. Perdorimi i femijeve dhe perfshirja e tyre ne akte te renda kriminale sic gjuajtja me molotove mbi policine e institucionet, shkaterrimi me sende te forta i prones;
2. Venia ne duar te femijeve te armeve vdekjeprurese sic molotovi;
3. Sulmi me arme vdekjeprurese sic molotovi ndaj policise dhe cenimi deri ne rrezikim serioz te jetes se tyre;
4. Sulmi me zjarr me intesistet te forte, insistimi per te djegur seline qendrore te partise socialiste, dike cenuar rende lirine politike ne kete vend;
5. Sulmi me te njejtat arme ne fillim-molotove, kur nuk u be hic kujdes, sidomos para selise se ps, ku gazetaret i rrezikuan te digjeshin, me pas me dhune ne rruge afer qendres se tiranes, duke i penguar te bejne punen e tyre.
Tani kam dy pyetje;
E para, avokati i popullit, organizatat qe mbrojne lirite e te drejtat e njeriut, te drejtat e femijeve, perse heshtin! perse nuk qendrojne para krimeve qe u kryen e u deshmuan publikisht? nga kush tremben?
E dyta, po policia e shtetit perse nuk referon perdorimin e femije dhe perfshirjen e tyre ne akte te renda krimi e terrori? perse!
Ne kete vend, nuk ka ndoshur kurre te rekrutohen, armatosen e perfshihen ne akte terrori femijet!
Flisni, mos heshtni!
Cudia nuk duhet te zgjase tre dite!!