1.4 ton kokainë janë vjedhur në portin e Antwerpit në Belgjikë, gjë që ka çuar në pengmarrje, sulme dhe të dhtëna me armë të vazhdueshme në mjedisin kriminal në Holandë, Belgjikë dhe në Dubai.
Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një ngarkesë që ishte në një kontejner në një kamion që është grabitur në rajonin kufitar më 29 gusht nga kriminelë të maskuar si oficerë policie.
Droga ishte në pronësi të dy grupeve të kriminelëve famëkeqe në Holandë që operojnë nga Dubai, teksa të përfshirë ishin edhe shqiptarë, serbë e brazilianë. Një nga investitorët në transport thuhet se është familja e Ridouan Taghi.
Dyshohet se transportuesi u torturua pasi mbërriti në vendin e rënë dakord pa sasinë e kokainës dhe pranoi se kishte luajtur një lojë të dyfishtë. Në Belgjikë, persona të mundshëm të përfshirë u arrestuan gjatë kontrolleve, duke përfshirë ‘Zotte Hakim ‘ el M. Atij iu gjetën uniforma të policisë gjë që ka ngritur dyshime se ai mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje. E.M., është arrestuar së bashku me dy të dyshuar. Më 6 shtator u sulmua shtëpia e tij.
Mësohet se pjesë nga droga e vjedhur kanë dalë në treg në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që ka shkaktuar zemërimin e porositësve. Në Holandë dhe Dubai, kriminelët e lidhur me grabitësit u morën peng dhe u abuzuan.
Në Dubai, një burrë nga Amsterdami rreth të tridhjetave u mbajt i burgosur, me gojën e lidhur dhe u keqtrajtua rëndë për orë të tëra. Policia përfundimisht arriti ta lironte. Shtëpia e një të afërmi në Wormerveer u qëllua pasi një banor i Amsterdamit raportoi marrjen peng dhe sulmin në Dubai. Holandezi konsiderohej një ndërmjetës për tregtarët e drogës.
Në Rijsenhout dhe Hoofddorp, u qëllua në shtëpinë e ish-pronarit Gaby H. në shtëpinë e një të besuari të H. në Aalsmeer.
Më pas, një kriminel u mbajt peng në Utrecht për ditë të tëra. Ai gjithashtu dyshohet se u abuzua dhe u lirua pas më pak se një jave pasi kishte dhënë informacionin rrëmbyesve të tij. Një tjetër kriminel i njohur në Utrecht thuhet se u mbajt fillimisht peng, pasi ai ofroi ‘blloqe’ nga grumbulli i kokainës për shitje.
Kriminelët u mbajtën për periudha të shkurtra në Roterdam, Marok dhe Dubai, shkruan Het Parool. Në Marok, bëhet fjalë për tre pengje marokenë, njëri prej të cilëve është ende i rrëmbyer. Dy ndërtesa u sulmuan në Roterdam dhe ka pasur incidente edhe në Hagë, pasi dyshohet se në vjedhje janë përfshirë edhe kriminelë që ushtronin veprimtarinë në këtë qytet.