As sot ish kryeministri Sali Berisha nuk zbuloi skenaret e protestës që do të zhvillohet nesër, por tha se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në kushtin që opozita ka ritheksuar së fundmi: Krijimi i qeverisë teknike.

Në një deklaratë për mediat nga arresti shtëpiak, Berisha tha: “Nesër në Shqipëri nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Kemi tre vite që e kërkojmë dhe e kemi paralajmëruar.

Nesër nis mobindja civile kundër kreut të krimit të organizuar Edi Rama. Eshtë radha jonë.

Në 3 vite në 7 protesta kombëtare të kërkojmë të drejtat tona themelore por nuk u trajtuan. Kërkuam zgjedhje të lira, na u përgjigjen me vjedhje të flamurit të partisë e arrestim”.