Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, ka rrëfyer se Bledar Trëndafili kishte shkuar i maskuar per ta takuar kur ajo ishte në spital.

Madje Bledar Trendafili e telefonte duke e kërcënuar atë edhe familjen e saj.

“Kam qenë 100 herë në spital me tha, por kam qenë i maskuar si prift dhe maskime të ndryshme. Por tha që kishte polic dhe nuk hyra ne dhomë.

Në telefonatën e fundit më shau me fjalë banale, më tha: ti me gjithë familjen do e shikoni se çfarë do t’ju bëj. Kishim 10 vite të martuar. Kur ishte mirë, ishte i sjellshëm, i dashur dhe me fëmijët, por problemi ishte konsumimi i drogës.

E kam mësuar që në fillim, por më kërkonte falje dhe e linte. E fillonim nga zero. Na ndihmonte familja e tij, të hapnim biznes, nuk kishim lidhje me Eltonin.

Kam respekt për ata. Jemi ndarë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Kam qenë e ngarkuar mendoja mbase ndryshon dhe e fal prap. Po mendoja për fëmijët, mbase ndryshon. Kur e pashë që nuk po ndryshonte, prap s’doja të bëja veprim të nxituar.

Ai kishte marrë shumë borxhe për konsumimin e drogës, më kishin marrë karriget e lokalit tim, më iku truri nuk po e besoja. I thashë nuk mundem më të të fal, sepse ti nuk po ndryshon. Aty vendosa që nuk bashkohem më me të”, tregoi Melisa në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24.