Opozita ka kthyer kaosin në Kuvend pas dënimit të deputetit Ervin Salianjit me 1 vit burg.
Seanca plenare ka nisur me tensione, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë hedhur shishe uji drejt kryeparamentares Elisa Spiropali. Protagonistë siç duket edhe nga pamjet ishin Gazment Bardhi, Flamur Noka e Bledian Nallbati.
”Sa burrë je Flamur”, iu drejtua Spiropali deputetit te PD.