Deputeti Luan Baçi ka deklaruar nga jashtë ambienteve të burgut të fierit se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të Ervin Salianjit.
Ky i fundit i është drejtuar burgut të Fierit pasi më herë u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.
Baçi u shpreh për mediat se kushdo nga deputetët mund të ishte në pozitën aktuale të Salianjit.
Ndërsa theksoi mbështetjen e strukturave të demokratëve të Fierit për të.