Të huajt që paraqiten kërkesë për leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2023 janë shtuar dhe numrin më të madh të kërkesave e kanë paraqitur shtetasit me pasaporta italiane.
Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8 %, kundrejt femrave me 36,2 %.
INSTAT njofton se gjatë vitit të kaluar përveç shtetasve të huaj me leje qëndrimi të rregullta, janë regjistruar edhe 6.630 persona, të cilët hynë ilegalisht në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44,0 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.
Por të huajt e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për arsye punësimi. Shumë prej tyre, sipas të dhënave zyrtare, vijnë për arsye studimi, qëllime humanitare apo bashkim familjar.