SHBA- Ish-zonja e parë Melania Trump ndau një video në llogarinë e saj “X”, të shtunën në mëngjes duke sulmuar FBI-në për kontrollin e ushtruar në shtëpinë e saj në Mar-a-Lago në vitin 2022. Krahas videos ajo shkroi, se mënyra sesi u sollën me familjen e Trump duhet të jetë një “paralajmërim për të gjithë amerikanët”.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se privatësia ime do të “shkatërrohej”nga qeveria këtu në Amerikë. FBI bastisi shtëpinë time në Florida dhe kontrolloi sendet e mia personale. Kjo nuk është vetëm historia ime, por shërben si paralajmërim për të gjithë amerikanët. Kjo duhet të jetë një kujtesë se liria dhe të drejtat tona duhet që të respektohen,”-shkroi ajo ndër të tjera.
Sipas mediave amerikane, bashkëshorti i saj, ish-presidenti Trump do të padisë Departamentin e Drejtësisë për 100 milionë dollarë dëmshpërblim lidhur me kontrollin që iu bë në banesën e tij në vitin 2022 në pronën e tij “Mar-a-Lago” në Palm Beach, Florida. Kjo pasi avokatët e tij pretendojnë se është bërë për ta persekutuar politikisht presidentin.
Kjo është videoja e dytë e publikuar së fundmi që ish-zonja e parë ka postuar teksa po promovon librin e saj me kujtime, “Melania”.
Libri i saj do të detajojë “historinë e fuqishme dhe frymëzuese të një gruaje që ka kapërcyer vështirësitë dhe ka gdhendur rrugën e saj.”
Melania përfshin histori dhe imazhe që nuk janë ndarë më parë me publikun