Milani ka siguruar fitoren e parë këtë sezon në Serie A. Kuqezinjtë mundën në “San Siro” 4-0 Venezian, me sfidën që vlente për raundin e 4-t në elitën e futbollit italian.
Kësisoj, Fonseca shijon tri pikët e para në stolin e kuqezinjve. Katër golat e Milanit u shënuan në pjesën e parë me autor Hernandez, Gabbia, Pulisic dhe Abraham.
Miqtë shënuan një gol në fraksionin e dytë, por ndërhyrja e VAR e anuloi për faull.
Venezia e mbylli sfidën me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Niculussi në minutën e 73.