Pas DEA-s amerikane, e cila inaguroi hyrjen e saj në forcë në Shqipëri, edhe BE do të sjellë një skuadër speciale që synon zbulimin, kërkimin dhe bllokimin e pasurive të baronëve shqiptarë të drogës.
Nesër, shefi i diplomacisë dhe i drejtësisë së BE-së, Josep Borrel, së bashku me komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi, mbrijnë në Shqipëri ku ndër të tjera do të lajmërojnë akordimin e një fondi të veçantë që Bashkimi Europian ia ka akorduar strukturës së posaçme atikorrupsion, SPAK.
Fondi është i desttinuar të përdoret për rekrutimin e një numri të madh prokurorësh dhe agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimet, ndërkohë që grupi i dytë i këtyre agjentëve sapo është inkuadruar në funksion, pas trajnimin special në akadminë e FBI-së në SHBA dhe është gati të nisë punën, pas alokimit të fondeve europiane. Spesifikisht bëhet fjalë për krijimin e një “pool”-i të veçantë brenda SPAK që do të merret vetëm me narkotrafikun.
Ndërkaq, në Tiranë ka nisur të instalohet një bërthamë e gjerë e Europol, që përbëhet nga oficerë italianë, belgë, holandezë dhe gjermanë, të cilët do të kryejnë hetime, si dhe do të orientojnë e koordinojnë informacionet që marrin nga policitë e vendeve të tyre, duke përbërë një shuplakë e fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe mazhorancës së tij, e cila prej kohësh po tenton manovrat për të legalizuar paranë informale apo dhënien e të ashtuquajturave “pasaporta të arta”.
Dy nisma këto që janë bllokuar përfundimisht nga BE, e cila nëpërmjet ONM-së do të monitorojë gjithë procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj të SPAK dhe BKH-së, që do të punojnë ekskluzivisht në luftën ndaj narkotrafikut. Luftë kjo që ka të bëjë pikërisht me paratë e baronëve të drogës që janë investuar në Shqipëri, direkt por edhe indirekt, duke dhënë shiringa milionash për bizneset misterioze që kanë mbirë në të gjithë Shqipërinë.
Mësohet se si DEA, ashtu edhe grupi i Europolit, do të vëzhgojnë në mënyrë ‘stricte’ të gjitha paratë që do të vijnë në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilat ka dyshime që oksigjenohen nga trafiku i narkotikëve. Pjesë e këtij monitorimi ndërkontinental janë tre portet e reja detare, si dhe aeroporti i Vlorës.Të gjitha kompanitë që po kryejnë këto invstime janë vënë në lupë të hollë nga DEA dhe Europol, ç’ka ka shkaktuar që tani një efekt të fortë. Që është ngadalësimi i punimeve, si pasojë e hetimeve të thella të transaksioneve bankare. Ndërkaq, edhe akordi i punimeve për mbarimin e shpjejtë të tunelit të Llogarasë nga Rama, kishte brenda frikën se mund t’ua ndalonin punimet, siç ka ndodhur në operacionin e tre porteve dhe Aeroportit të Vlorës.