Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ankimin e opozitës për zgjedhjet e 4 Gushtit.

Anëtari Koli Bele ka deklaruar në përfundim se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e ankesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe lënien në fuqi të rezultatit. Ai ka theksuar se nuk vihen re parregullësi sa për të shpallur zgjedhjet.

Kujtojmë që “Bashkë Fitojmë” kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Himarë, duke ngritur  pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.

Zgjedhjet në Himarë u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Gjetjet nga administrata  e KQZ pas verifikimit të materialeve zgjedhore:

-169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).

-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.