Avokati i ish-ministrit Fatmir Mediut, Ardian Visha, është përplasur verbalisht me avokatin e viktimave të Gërdecit, Dorian Matlia.
Pjesë nga debati:
Dorian Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.
Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet?
Matlia; Ruaj qetësinë. Kemi dëgjuar 4 orë e lagu se lagu.
Visha; Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshire të dëgjoj.
Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha te dale nga salla.