Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi për rezolutën ndaj Greqisë në konferencën e Kryetarëve.
PS dhe PD mbështesin deklaratën e grupit parlamentar të PDIU-së, për rezolutën për ti kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.
Rezoluta do të kalojë të enjten në seancë parlamentare, por më parë parashikohet të jetë dhe një debat ku palët do të japin qëndrimin e tyre.